Nga Ilirjan Arifi
Dje dita e fundit e “izolimit”, por dhe dita e fundit e ekzistencës së Teatrit Kombëtar! U shtyp qytetari i thjeshtë,ndërkohë që kriminelët bëjnë pazare me “pushtetarët”. U shtyp fjala e lirë e gazetarit, u shtypën Artistet,u shtypën studentët, u shtypën gra,burra,prindër,gjyshër. U shtyp demokracia e u instalua haptazi komunizmi. U shtyp historia…u shua “Zemra e një kombi”! E më
e rëndësishmja, u shtypën ëndrrat e fëmijëve tanë!
E ju palaço policë,të përdornit atë forcën që dhunuat këdo sot, për të protestuar, do i bënit një të mirë vetes…nuk do iknit me frikë në punë se mos ju heqin nga puna…
Hiqini kapelat, “zhvishuni” nga petku i dhunuesit, mbrojini sic duhet vëllezërit e motrat tuaja! Mbrojeni te ardhmen e fëmijëve tuaj, t’i mos ushqeni idenë e të larguarit nga Shqipëria,nga shtëpia e tyre! Behuni herojntë e këtij kombi, jo dhunuesit e gjakut tuaj! Nuk do kemi cfare t’u tregojmë fëmijëve tanë, pasardhësve tanë! Kur të na pyesin ” *SI ËSHTË HISTORIA E KËTIJ VENDI, CFARË KA NDODHUR KOHË MË PARË* ” si do përgjigjeni?!
Dje u rrënuan shtëpitë e vëllezërve e motrave tanë, sot historia e një Kombi, nesër mund të jetë akoma dhe më keq!
Kafshatë që s’kaperdihet është diktatura o vlla!
Të mblidhemi gra,burra, gjyshër, të rinj e të reja e t’u tregojmë kriminelave se “hekuri rrihet sa eshte i nxehtë”. Revolta nga padrejtësitë dhe vjedhjet që i janë bërë shqiptarëve do jetë fundi i horrave!
*Ju presim në sheshin e Shqiptarëve, të mbrojmë kombin tonë sic na ka hije* !