Gazetari  meksikan, Arturo Alba është vrare në një nga zonat më rë rresikshme të Meksikës përsa i përket sigurisë.

Sipas gjykatësit Cezar Peniche, gazetari i Multimedios është qëlluar me 11 plumba, duke shtuar se motivi i sulmit deri më tani nuk dihet,

Ai ka bërë të ditur se nuk e hedhë poshtë mundësinë që Alba ishte i grupeve mafioze për shkak të punës së tij si gazetar në qytetin Siuadad Huares, që është shumë afër vendkalimit kufitar El Paso në Teksas të SHBA-ve.

Kujtojmë që në Meksikë, kartelët e drogës i kanë shpesh cak gazetarët që raportojnë për të bëmat e tyre.

Nga fillimi i vitit janë vrarë të paktën pesë gazetarë në Meksikë.