Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo ka reaguar në lidhje me kërkesat e mjekëve ndaj qeverisë.

Tavo ka reaguar ashpër teksa ka shkruar ndër të tjera duke shkruar se ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë e bluzave të bardha.

POSTIMI:

QEVERIA TALLET ME MJEKËT

Kërkesat tuaja kanë nevojë për ekspertizë ndërkombëtare u thotë qeveria bluzave të bardha që deri dje i quante bluzat e zeza.

Ekspertizë ndërkombëtare? Për çfarë? Për rrogat? Bëjani sa Gjermania që të mos largohen. E madje edhe ata që janë larguar të kthehen.
Ndryshoni ligjin që miratuat për t’i futur në burg. Sigurojuni kushtet dhe mjetet e punës.
E bëni dot?
Bëjeni çfarë prisni.
Pse talleni me heronjtë tanë?
I quajtët bluzat e zeza e tani të bardha pasi patë që pa ata nuk mund ta përballonit këtë situatë.
E sërish i braktisët.
I latë në front të parë pa mbrojtje, pa mjetet minimale: pa maska, pa doreza, pa tamponë. Rrezikuat jetën e tyre. E tani talleni me eskpertizën ndërkombëtare.
Turp të keni!
Nuk jeni as mjek e as profesionistë. Nuk e keni kuptuar ende rëndësinë e bluzave të bardha. Nuk e keni kuptuar se ata janë heronjtë ndërsa ju vargonjtë, klounët dhe sharlatanët e shoqërisë.

VT

Fotografia e Vangjel Tavo - Faqja Zyrtare