itën e sotme u riatdhesuan 109 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Operacioni i radhës u krye me charter nga Lyon, Francë.

Gjatë këtij operacioni janë riatdhesuar 109 shtetas shqiptarë, të cilëve iu ishte refuzuar dhënia e azilit dhe për këtë arsye ata kanë kërkuar që të kthehen vullnetarisht në Shqipëri.

Dy ditë më parë u riatdhesuan vullnetarisht nga Franca edhe 110 shtetas të tjerë të cilëve gjithashtu iu ishte refuzuar dhënia e azilit.