Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, deklaron se të rinj dhe gjimnazistët e Tiranës do të ndëshkojnë me votë qeverinë e Edi Ramës për premtimet e pambajtura.

Në një takim me gjimnazistët e kryeqytetit, kryetarja e LSI ka diskutuar për mungesën e investime në arsim dhe për mos mbajtjen premtimeve për rininë.

“Bashkë me Biornin, Piterin, gjimnazistët e Tiranës do të ndëshkojnë me votë premtimet e pambajtura të Ramës në 7 vite. Ai sot premton rritje pagash si të ishte kryetar opozite, ndërkohë ka 8 vjet në pushtet që premton dhe nuk realizon. Premtoi 300,000 vende pune në 2013, por jo vetëm që vendet e punës nuk u hapën, por jemi vendi i parë në rajon për emigrimin masiv dhe i treti në botë për azilkërkues. Premtoi shëndetësi falas, por pagesat e familjeve shqiptare për shëndetin janë shtuar, ndërsa mjekët dhe infermierët u larguan. Premtoi arsim por solli rrënim. Rama premtoi perspektivë dhe mashtroi. Ndaj në 25 Prill rinia e Tiranës dhe Shqipërisë do të votojë masivisht për të ndërtuar vetë perspektivën që meriton!”,- shkruan Floida Kërpaçi në Facebook.