Ish deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi në një prononcim për News 24 në lidhje me zgjedhjet e brendshme të LSI tha se mesazhi sot është shumë i qartë, vetëm nëpërmjet angazhimit dhe marrjes së përgjegjësive, ne mund të bëjmë ndryshimin që të gjithë presim!

Gazetari: Kam parë një numër të konsiderueshëm personash që presin të votojnë. Si e konsideroni deri më tani pjesëmarrjen në votime për të zgjedhur dhe kryetaren por edhe delegatët?

Floida Kërpaçi: Është një proces që ka nisur që në orën 9:00 të mëngjesit dhe do të jemi deri në orën 16:00 për të votuar, por njëkohësisht ka nisur edhe votimi online ku çdo anëtar ka mundësi që të futet tek Bashkohu.LSI.al dhe të vendosi të dhënat e tij duke votuar dhe duke pasur të drejtën e votimit. Ka një pjesëmarrje shumë të lartë votuesish sidomos të rinjsh dhe të rejash të cilët kanë ardhur dhe po votojnë, po votojnë online, po votojnë fizikisht sepse dita e sotme është një ditë shumë e rëndësishme. Është një ditë ku votohet për ekipin drejtues, është një ditë ku votohet për fitoren, është një ditë mbi të gjitha që votohet për Shqipërinë dhe se çfarë do të ndodhi. Ne si LSI jemi sot këtu jemi në të gjithë Shqipërinë, po ndiqet i gjithë procesi i votimit i cili është korrekt është i saktë, po ndiqet edhe online  siç edhe e shpjegova por edhe fizikisht, por mbi të gjitha është një ditë ku jepet një mesazh shumë i qartë, ku vetëm nëpërmjet angazhimit, vetëm nëpërmjet marrjes së përgjegjësive politike, marrjes së përgjegjësive qytetare, marrjes së përgjegjësive si individ nëpërmjet politikës ne mund të bëjmë ndryshimin që të gjithë presim. Sot banorët e Kombinatit do të shpërngulen për shkak të vendimeve klienteliste të bashkisë dhe qeverisë nga Kombinati dhe do të shkojnë në Vaqar apo nuk dihet se ku. Nuk dihet se ku prandaj angazhimi në politikë, angazhimi në vendimmarrje është i rëndësishëm për të treguar se vetëm nëpërmjet votës ne mund të sjellim ndryshimin që presimi dhe ndryshimin që duam prandaj edhe njësia 6 qytetarët e Kombinatit kanë sot një angazhim masiv dhe një përkrahje shuëm të madhe për LSI si partia që i mbështet njerëzit, që mban fjalën, partia e njerëzve të thjeshtë, partia që e mban fjalën, partia që nesër mbas 25 prillit do të jetë në pushtet ne do ju përgjigjemi do të jemi aty për ta. Ne nuk do të lejojmë që as banorët e Kombinatit, as banorët e Vorës, as banorët e Durrësit mos të shpërngulen nga shtëpitë e tyre por edhe në Shqipëri të ketë një moment të ri, të ketë një realitet tjetër. Të ketë një Shqipëri ku ka ekonomi, ku ka arsim, ku ka një punë të mirëpaguar, që ofron shanse për të rinjtë që të rinjtë të jenë në Shqipëri të jetojnë këtu, të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Edhe për këtë sot LSI po voton në të gjithë Shqipërinë për ekipin e saj për ekipet e saj që do të shkojnë në Konventën Kombëtare, dhe në Konventën Kombëtare pastaj do të zgjidhen organet e reja drejtuese dhe do të shpaloset  platforma e LSI, alternativa e shpresës, alternativa e ndryshimit që ne presim.

Gazetari: Risia e këtyre votimeve është dhe votimi online. Pra aplikacioni që ju keni zgjedhur për tu dhënë mundësinë anëtarëve tuaj të votojnë online, si procedohet? Se kam përshtypjen se edhe anëtarët e LSI të cilët ndodhen në diasporë ata që janë jashtë Shqipërisë mund të jenë pjesë e këtij procesi?

Floida Kërpaçi: Është shumë e vërtetë. LSI ka sjellë gjithmonë risi, ka sjellë risi për kutoën gjinore 50 me 50, ka sjellë risi për kuotën rinore, ka sjellë risi për anëtaarin një anëtar një votë për votimin elektronik, sot kemi sjellë risinë për votimin online. Sot është një proces që i jep shansin dhe i jepmundësinë të gjithë anëtarëve të votojnë online, ju vjen një sms të gjithë anëtarëve ata mund të klikojnë në Bashkohu.LSI.al, në mesazh ju vjen edhe username dhe passuordi personal, ju vjen fleta e votimit, kanë mundësi të votojnë edhe për kryetaren edhe për delegatët. Mbasi kanë votuar mbyllet votimi dhe kuptohet që nuk kanë më të drejtë rivotimi. Në këto zgjedhje ka shumë të rinj dhe të reja që kandidojnë për delegatë, LSI i jep shansin të rinjve si partia e të rinjve që edhe të zgjedhin edhe të zgjidhen, pasi në statut ne kemi përfaqësimin për të rinjtë dhe të rejat, kështu që ka një angazhim shumë të madh të tyre për të treguar se ka ardhur koha për të marrë fatet e vendit në duar dhe për të mos lejuar më asnjë qeveri dhe asnjë njeri për të shkatërruar vendin, kombin, atdheun siç ka bërë rilindja. Prandaj ne jemi këtu sot do të jemi dhe nesër bashkë me qytetarët për të sjellë ndryshimin që ata duan.