Përshëndetje të gjithëve!

Jam shumë krenare sot për të gjithë ekipin e Lëvizjes Rinore për Integrim të gjimnazeve, që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, duke çuar mesazhin te çdo i ri dhe çdo e re. Mesazhin jo vetëm për t’u marrë me politikë, por mesazhin për t’i bashkuar të rinjtë në një zë.

Në një zë për të folur për padrejtësitë, për problemet që ne kemi. Problemet që ju jetoni çdo ditë janë të mëdha. Disa prej jush folët, por dhe shumë të tjerë do flasin, janë probleme në arsim. Sot nuk marrim një arsim cilësor, ky arsim nuk lidhet me tregun e punës. Janë probleme që kanë bërë që sot më shumë se kurrë të humbasim shpresën, besimin, të mos mendojmë se ne mund të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri.

E prandaj misioni ynë sot është më i madh se ne të rinjtë kemi forcën, kemi energjinë, por mbi të gjitha me besimin dhe me shpresën që duam të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri, me LSI ne mundemi dhe do t’ia dalim. Kështu që forca ekipit, mos të ndalemi, të shkojmë te çdo i ri dhe të çdo e re.

25 prill është dita jonë, është dita e rinisë, është dita kur do të ndalim padrejtësitë, ku do ti japim Shqipërisë një shans për të pasur arsim cilësor, punësim të mirë paguar dhe të rikthejmë shpresën te e ardhmja në Shqipëri.