Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka deklaruar ditën e sotme duke thënë se Kryeministri Rama është njëmashtrues multilingual sepse ka paguar udhëtimin në Munih dhe të gjitha kostot së bashku me stafin e tij me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Në një postim në Facebook, Kërpaçi thekson se nuk ka negociata me BE-në pa ploplotësuar kushtet e ngurtësuara në rezolutën e Parlamentit Europian.
Potimi i plotë
ER, ky mashtrues multilingual.
Kryeministri vetëm sa ka harxhuar paratë e taksapaguesve për të paguar rrugën dhe kostot e qëndrimit bashkë me stafin e tij në Mynih: Të gjithë e dijmë qartë se BE nuk negocion me një vend pa gjykata, me SPAK të fjetur dhe qeveri që shkel marrëveshjet duke dhunuar Kushtetutën.
NUK ka negociata me BE-në pa plotësuar kushtet e ngurtësuara në rezolutën e Parlamentit Europian. BE pret funksionalitetin e plotë të gjykatave, pret SPAK-un të dënojë korrupsionin e Ministrave dhe zyrtarëve bashkëpunëtorë të ER, zbatimin rigoroz të 5 qershorit për zgjedhjet, dhe lista e detyrave vazhdon.
Deri në plotësimin e kushteve, ER nëpër Evropë mund ti shtohet listës së azilkërkuesve se për negociata vështirë ti japë kush.