Nga Floida Kërpaçi

#videoCovid19

Pse kryeministri nuk po ndjek udhëzimin e OBSH për testim masiv?

Të gjitha vendet e zhvilluara po ndjekin strategjinë e testimit masiv , me qëllim për të identifikuar të infektuarit dhe në këtë mënyrë pengojnë përhapjen e virusit Covid-19.

Ndërsa kryeministri po e refuzon këtë testim të gjerë sepse qëllimi i tij është të fshehë të vërtetën e të infektuarve me Covid-19.

Në vend të kërcënimeve me burg , shtrëngimeve të penaliteteve jashtë çdo proporcionaliteti duhet të përgjigjet pse nuk po bëhen testime masive?

Pse po injorohet udhëzimi i OBSH!!?

Testimi masiv është strategjia që na duhet për të përshpejtuar gjurmueshmërinë e rasteve, saktësimin e hartës së përhapjes së virusit e mbi të gjitha do na mundësonte ta kalonim këtë situatë shumë herë më shpejtë se sa bllokimi i jetës sociale e ekonomike!

Asnjë njeriu nuk i duhet mohuar e drejta për të identifikuar veten e për të hequr çdo dyshim për komplikacione të mëtejshme mbi shëndetin e tij.

Madje, risitë janë që në të gjithë botën po fillon të aplikohet një test i thjeshtë, i lirë ,që bëhet vetëm për 10 min dhe të identifikon nëse je apo jo i infektuar.

Ju ftoj të ndiqni videon e Nas Daily, ku tregohet qartë sesi për 10 min ka bërë testin e shpejtë për Covid-19.

Rruga e vetme është Testim , Testim , Testim!!

2:41