Kur një person i infektuar kollitet ose teshtin, ai lëshon grimcat e pështymës ose mukozës. Këto pika mund të bien mbi njerëzit pranë me ju dhe mund të ngjten me duar dhe pastaj transferohen kur dikush prek fytyrën, duke shkaktuar infeksion. Për gripin, disa udhëzime spitalore përcaktojnë se ekspozoheni ndaj një personi të infektuar kur teshtin ose kollitet për 10 minuta ose më gjatë dhe që është në një rreze jo më larg se 2 metra nga ju.

Viruset mund të përhapet gjithashtu përmes pikave që zbarkojnë në sipërfaqe, siç janë vendet në autobusë, trenat apo bankat në shkollë. Sidoqoftë, nëse kjo është një rrugë kryesore e transmetimit varet nga sa gjatë mbijetojnë viruset në sipërfaqe pasi kjo mund të ndryshojë nga disa orë në muaj.

Ekzistojnë dëshmi që virusi mund të përhapet nga njerëzit përpara se të shfaqin simptoma. Disa sëmundje të tjera të tilla si gripi mund të kalohen nga një person te tjetri përpara se të shfaqen simptomat – por shkalla në të cilën po ndodh kjo me koronavirusin Wuhan nuk është kuptuar ende mirë.

Si të mbroni veten dhe të tjerët

Lani duart me ujë të pastër dhe të rrjedhshëm dhe sapun. Pjesën pas, midis gishtërinjve dhe nën thonj dhe fërkojini për të paktën 20 sekonda. Më pas shpërlajini.

Mbuloni gojën dhe hundën me një maskë kur kolliteni ose teshtini, më pas hidhni maskën në kosh dhe lani duart. Nëse nuk keni një maskë, kollituni ose teshtini në bërryl dhe jo në duar.

Maskat për fytyrën ofrojnë mbrojtje pasi bllokojnë pikat e lëngshme. Sidoqoftë, ato nuk bllokojnë grimcat më të vogla të aerosolit që mund të kalojnë nëpër materialin e maskës. Maska gjithashtu lë sytë të ekspozuar dhe ka prova se disa viruse mund të infektojnë një person përmes syve.

Kërkoni ndihmën e hershme mjekësore nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje dhe paraqituni tek mjeku.

Nëse vizitoni tregjet në zonat e prekura shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me kafshët e gjalla dhe sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët.

Nëse ndodheni në një zonë të prekur, shmangni ngrënien e produkteve shtazore ose të papjekura të mishit.

Nëse jeni rikthyer nga një zonë e prekur në Kinë në dy javët e fundit, qëndroni në shtëpi dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë për 14 ditë. Kjo do të thotë të mos shkosh në punë, shkollë apo zona publike.

Nëse jeni kthyer nga një zonë e infektuar dhe keni temperaturë të lartë, kollë, rrufë, dhimbje të fytit ose vështirësi në frymëmarrje, mos u largoni nga shtëpia deri sa t’ju jepen këshilla nga një mjek.

Disa këshilla praktike

Koronavirusi nuk transmetohet nga kafshët shtëpiake apo pakot që ju vijnë nga Kina.

Pastroni ambientin ku punoni me antidesinfektantë.

Lani duart sa më shpesh.

Përdorni maskë.

Shmangni kontaktet fizike të afërta me persona që shfaqin simptoma të sëmundjeve respiratore.