Kina të hënën dërgoi një tjetër satelit vëzhgues të tokës në orbitë, njoftoi media shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sateliti me rezolucion të lartë, Gaofen-11 02, u lëshua në hapësirë duke përdorur raketën transportuese Long March-4B, sipas agjencisë kineze të lajmeve Xinhua.

Me qëllim që të përdoret në përpjekjet për hartëzim në Iniciativën ambicioze të Rripit dhe Rrugëve të Kinës (BRI), sateliti u dërgua në hapësirë nga Qendra e lansimit satelitor Taiyuan në provincën Shanxi të Kinës veriore.

Sateliti optik me ndjeshmëri të largët, Gaofen-11 02 ka aftësinë për të bërë fotografi me një rezolucion prej “më pak se një metër” dhe do të përdoret gjithashtu për studimet e tokës, planifikimin urban, hartimin e rrjetit rrugor, bujqësinë dhe lehtësimin e katastrofave.

Ky është fluturimi i 345-të i raketës kineze të prodhimit vendor, Long March.

Lansimi i fundit i satelitit vjen një ditë pasi “anija kozmike shumë përdorimshme” e Kinës u ul në mënyrë të sigurt në vendin e caktuar të dielën. Anija kozmike ishte në orbitë për dy ditë.

Anija kozmike u lansua të premten e kaluar nga Qendra e lansimit satelitor Jiuquan.