Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha me anë të një postimi në facebook është shprehur se papjekuria e politikës po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi.

Ajo thekson se shqiptarët i përkasin Shqipërisë, dhe ata janë të vetmit që mund të sjellin ndryshim dhe zhvillim

Postimi i plotë:

Papjekuria e politikës po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi.

Prioriteti ynë kombëtar duhet të jetë rikthimi i shpresës nëpërmjet stabilitetit politik dhe ekonomik.

Shqiptarët i përkasin Shqipërisë, dhe ata janë të vetmit që mund të sjellin ndryshim dhe zhvillim!