Kohëra të vështira për Buckingham Palace.

Mbretëresha Elisabetta refuzon të hapë shtëpitë e saj, ndërkohë që Carlo kërkon ti transformojë në një atraksion turistik. Por pandemia ka prekur shtëpitë e Mbretëreshës, duke e detyruar ti mbyllë të gjitha rezidencat, normalisht të hapura për publikun në këtë periudhë të vitit. Dhe ndërmjet tyre, Buckingham Palace është më në rrisk.

Pallati më i famshëm në botë, nuk mund të hapet deri në fillim të vitit tjetër, pasi përgjegjësit kuptuan se nuk mund të garantojnë sigurinë e stafit dhe vizitorëve. Ndërkohë që flitet se do të ketë qindra pushime nga puna, me ndërprerjen e shumë projekteve artisitike që duheshin për shpenzimet në 775 dhomat, dhe që krijohet një boshllëk me miliona stërlina të humbura. Për të mos folur për punët e ristrukturimit në disa pjesë të pallatit.

Çdo vit, Buckingham Palace hapet për publikun nga korriku në tetor ndërkohë që 19 dhoma përdoren për punë të rëndësishme si dasma mbretërore, bankete shtetërore, dhe vizita në kopshtet e jashtëzakonshme që kurohen personalisht nga Sovranja dhe ekspertët e saj kopshtarë. Të gjitha këto pretendohet se mund të hapen në 2021.