• Tirana -1 °
  • Durres -1 °
  • Elbasan -1 °
  • Fier 5 °
  • Gjirokaster 10 °
  • Korce -5 °
  • Kruje -1 °
  • Kukes -12 °
  • Lezhe 3 °
  • Sarande 10 °
  • Shkoder 3 °
  • Vlore 6 °
  • Ulcinj 6 °
  • Pristine -2 °

Konflikti Armeni-Azerbajxhan vijon ende, teksa një ngjarje tragjike është shënuar në qytetin Ganja, pranë vijës ndarëse.

BBC raporton se një raketë ka rënë mbi qytet, duke lënë të vdekur rreth 13 persona. Qyteti ndodhet në territorin e Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenë etnikë.

Sakaq Armenia ka hedhur akuza të rënda ndaj Azerbajxhanit për bombardimin e rezidencave Stepanekert.

Një luftë 6 vjeçare mes dy shteteve përfundoi në vitin 1994 me një armëpushim të papërcaktuar, por jo me një marrëveshje paqe.

Luftimet e nisura një muaj më parë kanë marrë jetën e qindra personave. Të dy palët nënshkruan një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia fundjavën e kaluar, por gjithsesi konflikti vijon.