Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë luftën me koronavirusin. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 1260 persona.

Rastet me të infektuar e kanë kaluar shifrën e 1.6 milion njerëz, ndërsa numri i viktimave në total është afërsisht 95,921.

SHBA është vendi i parë në botë për shkak të numrit të të infektuarve dhe viktimave të shkaktuara nga virusi COVID-19.