Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2 persona, duke e çuar numrin e viktimave në total 162.

Bëhet me dije se dy viktimat e fundit ishin dy të moshuara. E para ka ndërruar jetë pak para orës 23.00 të së premtes, e cila raportohet se ishte 92 vjeçe dhe vuante nga dështimi kronik i veshkave dhe kishte gjakderdhje.

E dyta, në moshën 84 vjeç, ka vdekur pak para orës shtatë të së shtunës dhe kishte sëmundje themelore (diabeti, parkinsoni).