Kosova ka shënuar edhe 8 raste të reja me koronavirus, duke e cuar numrin e të infektuar në 71.

Institucionet shëndetësore në Kosovë bëjnë të ditur se sot janë testuar 34 raste të dyshuara, prej tyre 8 kanë rezultuar pozitive.

Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, tri raste me vendbanim në Prishtinë dhe një rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

“Nga data 08.02.2020 deri me 25.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej 71 raste kanë rezultuar pozitive, me një rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, thuhet në njoftim.