Një kriminel është kursyer nga vuajtja e dënimit me burg sepse është shumë i shëndoshë.

Stafi i burgut tregon se do të kishte pasur shumë vështirësi për tu kujdesur për Barry Beardall, i cili peshon 177 kg.

Gjykatësi pranoi se edhe zgjimi i tij nga shtrati do të ishte një detyrë e vështirë për stafin.

Gjykatës Peter Henry tha se për shkak të madhësisë dhe shëndetit të rënduar të Beardall, ai do të kishte nevojë për përkujdesje dhe mjekime.

Berdall është dënuar për skema mashtrimi me përfitim parash në kurriz të një kompanie investimesh. Dënimi i tij tashmë është një gjobë prej 2500 paundë, në vend të një viti burg.