Humbja përballë Milan në “San Paolo” ka lënë gjurmë të thella në shtëpinë e Napolit. Zhgënjimi ishte i madh dhe kjo u pa qartë që në fjalët e para të Gennaro Gattuso: “Nuk më pëlqejnë disa sjellje, nëse bëjmë si profesorë nxjerrim në pah të metat tona”. Këto fjalë nuk janë pritur mirë nga lojtarët çka ka sjell një përplasje ndërmjet tyre dhe trajnerit, një debat me tone të larta në dhomat e zhveshjes aq sa ka bërë që Gattuso të kërcënoj me largim. “Nëse gjerat nuk ndryshojnë jam i gatshëm të largohem”, mësohet të këtë thënë Gattuso.

Corriere

Ky lajm i publikuar nga “Corriere dello Sport” është hedhur poshtë në mënyrë kategorike nga klubi i Napolit. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat italiane, situata është qetësuar të hënën me Gattuso dhe lojtarët që janë sqaruar, këtë herë me tone të buta. Trajneri kërkon nga lojtarët të bashkohen përpara dy sfidave shumë të rëndësishme në këtë pikë të sezonit, kundër Rijeka në Europa League dhe kundër Roma në Serie A.