Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cilëson 25 prillin e vitit të ardhshëm si ditën kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve dhe rinisë.

Duke marrë shkas nga një takim i Anëtarit të Kryesisë së LSI-së Klevi Pojana me të rinjtë, Kryemadhi shprehet përmes rrjeteve sociale, se të gjithë duhet t’i japim forca drejt 25 prillit 2021, datës që është përcaktuar tashmë për të zhvilluar zgjedhjet e radhës parlamentare.

Mesazhi i Kryemadhit

Të gjithë duhet t’i japim forca drejt 25 prillit 2021, dita kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve dhe rinisë së mrekullueshme që kemi.

#ShqipëriaShtëpiaJuaj