Kryetarja e LSI-së, Monika kyemadhi në bashkëbisedimin me banorët e Freskut

Kryemadhi: Përderisa unë jam taksapagues, të përgjigjem për taksën, edhe në kohë pandemie, kur ti nuk më lejon të zhvilloj biznesin, edhe kur nuk më përgjigjesh, as me paketën e parë ekonomike, as ne të dytën, as të tretën. Ndërkohë më krijon edhe një nga problemet e tjera që nuk më përgjigjesh për energjinë elektrike që unë ta paguaj. Kur po vinim rrugës, ajo që ndjeje ishte zhurma e gjeneratorëve.

Silva Caka: Në të gjithë zonën faktikisht ka probleme me energjinë, ku të gjitha bizneset të paktën në rrugën e Dajtit apo të Thesarit, dhe këto janë biznese që funksionojnë në bazë të energjisë elektrike, sepse sigurisht shërbimi ose natyra që kanë si biznese e ka të pamundur që të funksionojë pa energji elektrike. Ka disa ditë që funksionojnë vetëm me gjeneratorë. Por ky nuk është problemi i vetëm që ekziston në këtë lagje të re dhe shumë intensive të Tiranës. Këtu ka një problem shumë të madh me infrastrukturën, këtu makutëria e pushtetit kryesisht vendor që ka qenë e fokusuar në një dorë të vetme, nuk ka lënë vend as për trotuare, as për rrugë. Nëse këtu bie një zjarr këtu nuk ke mundësi që të fusësh një zjarrfikëse për të shuar zjarrin. Ndërtimet janë ngjitur me njëra tjetrën, pikërisht për ato lejet të dhëna në mënyrë korruptive dhe ndërtuesit në zonën e Dajtit për këtë gjë ankohen.

Kryemadhi: Unë sa erdha nga Shkodra dhe nëse do më duhej 45 minuta për të ardhur nga Shkodra në Kamëz, mu desh 2 orë për të hyrë në Tiranë dhe për të ardhur deri këtu dhe duke gjetur labirinte për të ardhur në kohën e duhur. Ajo që thoni ju, qoftë tek tensioni elektrik, që një amvise që duhej t’ia bënte jetën më të lehtë i shtohen vështirësitë më shumë. Qoftë në infrastrukturë, qoftë në mungesën e shërbimeve, që nuk ke një stol apo një lulishte. Të shkosh tek dikush tjetër është i papunë, ose bizneset që paguajnë taksat por shteti nuk u përgjigjet.

Kur vija rrugës tani nga Shkodra, lexoja prononcimin e ambasadorit të delegacionit të BE-së, që ndihej i habitur nga sulmi i drejtpërdrejtë i kryeministrit ndaj tyre. Normal që unë si Monikë jam shumë dakord që ne duhet të kemi identitetin tonë si komb, si vend, si shtet, por edhe për t’u përgjigjur me fakte. Atë që ai ngrinte ishte që thoshte që jam i habitur që kryeministri thotë që pse BE-ja nuk na ndihmon për vaksinat, kur Shqipëria nuk ka një plan për vaksinimin, gjë që është shumë e rëndësishme.

Mendoj që është shumë e rëndësishme që ne bashkë, sigurisht që kemi pjesën e programit tonë, pjesën ideologjike, por këto janë shumë të vogla përballë një sfide shumë të madhe, që është: Ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve, shtëpinë tonë. Ashtu sikurse kujdeset i zoti i shtëpisë bashkë me të zonjën, të kujdesemi edhe ne për vendin tonë.

Unë e takova edhe djalin tënd student, dhe çfarë avantazhi ka? Do të jetë e dhimbshme që ju si studentë të diplomoheni dhe të ikni nga Shqipëria. Do të jetë e dhimbshme për ne. Dhe një nga sfidat, jo vetëm të miat personale si nënë, por edhe si politikane, ne duhet të bëjmë çdo gjë Kristi që ju mos të na ikni. Sepse në fund të fundit kjo është motoja jonë.

Kryemadhi: Spitali i Fierit le të hapet se ne kemi nevojë për spitale. Por ky për 8 vjet pse nuk e bëri spitalin, por do e bëjë për 2 muaj? Dhe aq më shumë dakord që do merrka mjekë të huaj, por të na i kthejë njëherë këta mjekët shqiptarë që kanë ikur.

Banori: Ai nuk duhet të na shumëzojë ne mjekëve këtu me zero. Kjo gjë është shumë e rëndë për të gjithë profesionistët. Të paktën me ata që kam biseduar unë. Gjej dhe rastin të jap edhe mendimin e tyre dhe t’u bëj thirrjeve të gjithë të majtëve, që nëse duan ta ruajnë të majtën e vërtetë të vijnë dhe të bashkohen me LSI-në.

Kryemadhi: Kjo është detyra jonë që ne duhet të trokasim derë më derë për t’i sqaruar njerëzit. Dëgjojmë deklarata flamur që thotë ai që edhe Parisi përmbytet, por nuk përgjigjet qeveria e Francës aq shpejt saç përgjigjet ky. Është kthyer në kaq qesharak, por edhe tragjike sjellja e qeverisë tonë dhe e kryeministrit, duke pasur parasysh atë që ne po jetojmë sot. Unë jam e bindur dhe koshiente që është e vërtetë që në këtë situatë krize, qoftë tërmeti, qoftë pandemia apo përmbytjet, siç janë krizat natyrore apo që nuk i do njeri. Por problemi është që këto kriza menaxhohen me një vullnet të mirë, qoftë politik apo edhe njerëzor, por kur ti shikon që në anën tjetër ke një medalje ndryshe nga ajo çfarë propagandohet, kur shikon arrogancën, mungesën e vëmendjes, dëshirës për të ndryshuar gjërat apo për të bërë mirë, sigurisht që demotivohesh. Dhe një nga problemet më të mëdha që ne kemi sot është largimi i të rinjve. Ne flasim shumë për të rinjtë sot dhe jemi fokusuar jashtëzakonisht shumë tek të rinjtë sepse në fund të ditës të gjithë jetojmë dhe punojmë për fëmijët tanë, që të kenë një jetë më të mirë.