Kemi filluar prezantimin e të gjithë kandidatëve të LSI për deputetë, ndërkohë që edhe profesor Edmond Haxhinasto që është kryetar i Grupit të Programit të LSI-së, po hartojmë dhe po përmbyllim përfundimisht programin e LSI-së, angazhimet tona, pikat tona kryesore të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne dhe që në fund të ditës janë ato për të cilat njerëzit kanë nevojë dhe që ne duhet të angazhohemi dhe duhet ti qëndrojmë deri në fund premtimeve tona.

Gjëja më kryesore është që një nga problemet dhe një nga arsyet që edhe ne kemi dalë dhe jemi në takime përditë me njerëzit është problematika, mungesa e punësimit, rritja e taksave, varfëria e madhe që është prezentë në të gjitha familjet shqiptare, mungesa e shpresës, largimi i të rinjve dhe të rejave, mungesa e një diplome serioze dinjitoze për ata që janë studentë për të konkurruar në tregun e punës, për më tepër sot në kohënm e zhvillimit të mësimit online, ku platformat dixhitale janë të pamundura përsa i përket gjithë asaj propagande të madhe.

Një nga problemet që ne kemi është që ne gjithmonë dalim në premtime e premtime por problemi është se asnjëri nuk të jep një faturë financiare problematikave, por gjithmonë ecin me idenë, sikurse e tha Rama, do të krijojmë 300 mijë vende pune dhe nuk realizoi asgjë. Apo që do të ulë çmimi ne energjisë elektrike dhe përkundrazi nuk e realizoi atë. Tha do të ulim taksat dhe do ta taksojmë të pasurit, por ndodhi e kundërta. Taksoi të varfrit, intelektualët shqptarë apo shtresën e mesme dhe zhveshi nga cdo lloj pagese oligarkët dhe të pasurit, kur në fakt ajo që ne duhet të marrim përsipër është realizimi i gjithë atyre premtimeve.

Profesor Haxhinasto është një nga hartuesit dhe drejtuesi i gjithë pjesë programore dhe ekonomike të LSI-së dhe e ka zhvilluar atë në bashkëbisedime edhe me grupet e interesit, por ne do të negociojmë gjithashtu edhe të gjitha ato pika që do të jenë të panegociueshme.

Në të gjithë Tiranën ne kemi konstatuar problematika pa fund, sepse nuk është vetëm çështja e punësimit të të rinjve, por është edhe çështja e administrimit, sepse në një farë mënyre sot njerëzit e kanë problemin të përditshëm.

Tirana ka një listë të gjatë problematikash. Pas këtij takimi unë do të nisem për në Elbasan, por kudo që të shkosh është e njëjta situata, sepse që na veriu deri në jug, lindje e perëndim, arroganca dhe arbitrariteti që kanë strukturat e shtetit, qofshin këto qendrore dhe vendore  ka kaluar çdo limit.

Ajo që të bën më shumë përshtypje është që shteti është mbrojtësi i qytetarit, nuk është kamxhiku dhe dhunuesi i qytetarëve. Beteja nuk është midis shtetit dhe qytetarëve, beteja është midis të paligjshmes dhe shtetit dhe qytetarët janë ata që kanë ndërtuar shtetin dhe me paratë, me taksat e tyre shteti mbahet. Në fakt kjo arrogancë e shtetit ndaj qytetarëve rëndon tashmë.

Ne duhet të orientojmë qytetarët që ato të kenë vetëbesim për të vepruar dhe për të krijuar hapësirat edhe për të qenë të aftë për të kërkuar dokumentet, me çfarë autorizimi vjen, me çfarë dokumenti vjen, sepse që të hysh në shtëpinë e një banori duhet të kesh një vendim gjykate.

Ne kemi një këshill bashkiak që është ilegjitim për shkak të një procesi i cili është vendim partie, pasi ka qenë votim partie, dhe jo votim qytetarësh edhe pse ne kemi përgjegjësitë tona si opozitë për krijimin e kësaj situate, por kjo na rrit më shumë përgjegjësinë që më 25 prill ne të trokasim në çdo derë, të flasim me çdo qytetar sepse 100 ditë na ndajnë nga 25 prilli.

10 minuta në ditë secili nga në t’ia kushtojnë një miku, një shoku është një nga gjërat kryesore. Shqiptarët sot i kanë taksat më të larta, shqiptarët sot janë më të varfër, shqiptarët sot janë papunë, shqiptarëve sot u kanë ikur fëmijët, shqiptarët sot janë më të pasigurt, shqiptarët duan një ndryshim dhe ky ndryshim vjen me votën e 25 prillit. Ne me votë duhet tu japim forcën njerëzve që na sjellin ndryshimin.

Dhe grabitja e pronës është një tjetër problem. Krizat i janë shtuar Shqipërisë, pasi kishim tërmetin, pandeminë dhe nuk kemi parë asnjë përgjegjësi të një strukture shtetërore për ta bërë më të lehtë problematikat e njerëzve, por përkundrazi ua kanë shtuar.

Ndaj unë do tu lutesha secilit nga ju që çdo ditë nga 10 minuta të bëjë për vete një mik, një shok, një shoqe për ta bindur që më 25 prill të shkojë në kutinë e votimit. Ky është një mesazh i drejtpërdrejtë për ta shpërndarë dhe për ta çuar shtëpi më shtëpi.