Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me gratë e LSI në Durrës. Në fjalën e saj, Kryemadhi ka theksuar se për të nuk ka rëndësi vota sesa ka rëndësi rikthimi i normalitetit në qytetin e Durrësit.

‘Sot si ditë e diel për ne në fakt është një privilegj që juve na jeni përgjigjur, duke pasur parasysh ristrukturimin dhe riorganizimin e gjithë LSI-së, së Durrësit. Jo vetëm ndihem e surprizuar, por ndihem edhe mjaft e respektuar, jo si Monikë por si Kryetare e LSI. Qyteti i Durrësit tashmë është një qytet që është kthyer jo në prioritet por është kthyer në trendy përsa i përket LSI për shkak të angazhimit të shumë grave dhe vajzave por edhe djemve të qytetit të Durrësit që politika deri tashmë i ka lënë jashtë përfshirjes dhe jashtë angazhimit. Ne prej shumë kohësh kemi pasur shumë gra dhe vajza të cilat janë rritur dhe janë bërë nëna në LSI por hapja e dyerve dhe zgjerimi i strukturave të LSI-së së Durrësit nuk është thjeshtë një metodë e cila bëhet gati përpara zgjedhjeve por është e domosdoshme për LSI. LRI dhe LGI janë dy shtyllat kryesore të LSI e bën akoma dhe më të fortë fuqinë e LSI sepse sot në jetën e çdo qytetari, në jetën e çdo familjeje, gruaja është elementi, i cili jo vetëm krijon vazhdimësinë e familjes por është një element i cili edukon fëmijën, i del për Zot familjes, i del për Zot bashkëshortit, i del për Zot prindërve të saj sepse është vetë tradita e familjes shqiptare që gruan e ka element të domosdoshëm por dhe shumë të fuqishëm. Ashtu si në një familje gruaja është e domosdoshme edhe një parti politike gruaja është jo vetëm e domosdoshme por është avangarde në gjithë ecurinë e jetës politike dhe vizionit të partisë politike. Prezenca juaj sot , pjesa më e madhe dhe ne jemi fokusuar më shumë për të thirrur anëtarësime të reja por dhe shumë gra dhe vajza të cilat kanë dëshirë të jenë pjesë e vendimmarrjes, tregon jo vetëm që rezultati që tha Kontjana do të jetë i jashtëzakonshëm por un ë nuk prirem shumë te rezultati sesa do të më pëlqente shumë te angazhimi, i secilës nga ju për të ndryshuar realitetin. Për mua nuk ka rëndësi vota sesa ka rëndësi mirëqenia në familjeve tuaja. Sesa ka rëndësi rikthimi i normalitetit në qytetin e Durrësit. Për mua nuk ka rëndësi vota sesa ka rëndësi përfshirja e të rinjve dhe të rejave dhe ndalimi i shpopullimit dhe i largimit të fëmijëve tanë nga shtëpia. Sot jo pa qëllim dhe slogani Shqipëria Shtëpia jonë, Durrësi shtëpia jonë, nuk është thjesht politik por është e domosdoshëm sepse sot një nga plagët më të mëdha që kemi është shpopullimi i Shqipërisë, largimi i të rinjve dhe të rejave. Unë dje isha në Fier, kam qenë gjithë ditën në takime dhe një nga plagët më të mëdha që kishin ishte largimi i fëmijëve të tyre të cilët nuk kishin dëshirë për tu kthyer. Ndërkohë që takova gratë naftëtarë që ishin prej 35 vjetësh që punonin në rafinerinë e naftës dhe paradoksi më i madh që ndodhte në Ballsh ishte që më shumë se 20 muaj atyre grave nuk i ishin paguar pagat dhe nëse dy ditë me vonesë nuk paguanin dritat apo ujin ju ndërpritej energjia elektrike apo uji i pijshëm në çezmat e shtëpisë pra asimetria, ose strabizmi i sjelljes politike të qeverisë ndaj qytetarëve të saj është i jashtëzakonshëm. Dhe çfarë kërkoni gratë naftëtare? Pagat e tyre dhe rifillimin e punës. Sepse nafta shqiptare çohet jashtë shtetit për një kafshatë bukë dhe ndërkohë shqiptarëve jo vetëm që nuk iu jepet mundësia për të punuar, por përkundrazi edhe çmimi i naftës është më i shtrenjti në Ballkan, të mos them edhe më tutje për vendet e tjera.”-u shpreh Kryemadhi