Nga takimi me të rinjtë në Elbasan, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bëri thirrje për mos t’u dekurajuar nga qeveria në ikje, por të vazhdohet organizimi.

“Dhe në fakt, Elbasani është qytet universitar dhe sot me anë të thënieve verbale nga televizioni dëgjojmë që  universitetet nuk do të hapen dhe do të bëhet mësimi online. Po si mund të studiojë një student i vitit të parë apo të dytë, për biokimi, për mjekësi, për fizik, për biologji, të cilën mësimin e marrin nëpërmjet laboratorëve. Sepse universiteti nuk është rrjet social. Universiteti është jetë që jeton pedagogu me studentin. Bashkëbisedim, mësimdhënie. Është kurajë, sepse është pedagogu që i jep kurajë nxënësit për t’u përballur nesër me jetën. E pra, izolimin që ju bëjmë çdo ditë të rinjve shqiptarë, sot është çdo ditë dhe më shumë mbytës. Megjithatë unë do t’iu ftoja që mos dekurajoheni sepse frika dhe paniku që ka kapur sot qeverinë në ikje, është një armë shumë e fortë për ne, për të vazhduar dhe për t’u organizuar në mënyrë të tillë për të biseduar me të gjithë.” – u shpreh Kryetarja e LSI-së.