Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në takim me të rinjtë në Cërrik

Altini ka qenë një figurë që i është përkushtuar qytetit. Sot ishim me Altinin në shumë takime, ishim në Klos, Shalës, Gostimë ku u takuam me banorët, me qytetarët. Sot jemi në mes të qytetit të Cërrikut, një nga problemet kryesore që kanë kudo si në Komuna si kudo është  largimi i të rinjve. Nuk është vetëm në Cërrik, është në të gjithë Shqipërinë, kudo që kemi qenë, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Korçë, Tiranë, të rinjtë po largohen. Një nga arsyet që të rinjtë po largohen  është mungesa e mundësive për tu punësuar. Një nga arsyet e tjera është pagat për punët që bëjnë nuk janë ato që shpresojnë dhe duhet të marrin.  Një nga problemet e tjera kryesore është edhe faktori që i nxit dhe keqqeverisja për të mos krijuar hapësira për të rinjtë.  Ne ndjejmë këtë dhe një angazhimet tona kryesore jo vetëm që të rinjtë t’i kthejmë vendimmarrës në politikë por dhe politikbërës. LSI është e vetmja parti politike që ka krijuar hapësira për të rinjtë, e vetmja parti politike që iu ka dhënë shanse të rinjve, duke filluar me Erisa Xhixhon që ka qenë kryetarja e parë e LRI, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Floida sot që janë pjesë përbërëse e strukturës dhe vendimmarrjes së LSI por ne nuk duam të ngelemi këtu. Duam të krijojmë hapësira të reja për të rinjtë, hapësira pafund.  Ju jeni studente dhe të thashë ca probleme keni, shumë me the. Dhe si ty janë të gjithë dhe nuk ka rëndësi vetëm diskutimi por dhe ti japim zgjidhje problemeve të të rinjve sepse e vetmja mënyrë që ju të qëndroni në Shqipëri është kjo. Në Cërrik sot mundësitë e punësimit janë zero me ca kam kuptuar. Në fakt kur po vinim po  dëgjoja sesi komunikimi që ka qeveria me qytetarët e ka nëpërmjet konferencat nuk e ka bashkëbisedimit. E kanë komunikim virtual jo njerëzor dhe një nga problemet kryesore mungesa e komunikimit të tyre.

Çështja e punësimit nuk është vetëm në Cërrik. Edhe në  qytetin e Elbasanit, është në Gramsh po ashtu ku ka me qindra të rinj që janë larguar nga Gramshi apo në Belsh edhe pse janë zona turistike dhe zona që kanë zhvillim të bujqësisë apo po themi plantacione të tëra të mbjellja me pjeshkë me sera, me domate,që kanë mundësitë e zhvillimit dhe  përpunimit ku këto krijojnë jo vetëm hapësira për krijimin e vendeve të reja të punës. Por duke rritur dhe standardin dhe cilësinë e produkteve bujqësorë tonat të cilat përpunohen ato do të krijojnë dhe mundësinë e eksportimit apo dhe krijimin e disa mundësive të tjera për inxhinierinë ushqimore apo degë të ndryshme të cilat vijnë si  rrjedhojë e bërjes së një plani.  Ne shumë shpejt jemi në shfaqjen e politikave tona programore ku nuk kemi vetëm çështjen e punësimit për bujqësinë dhe ekonominë por do të kemi dhe për projekte që kanë lidhje me rininë shqiptare. Në kuadrin që Floida si Kryetare e LRI i ka shprehur jashtëzakonisht  që quhet ‘Mëso dhe Fito’. Për shumë studentë që janë dhe në kuadrin. Janë studentë por ju krijohet dhe mundësi e punësimit për të rritur kualifikimet por për të pasur dhe një ndihmë ekonomike për familjet.

Ndërkohë nga ana tjetër është akoma dhe më e rëndësishme politike kundër shpopullimit sepse shpopullimi po krijon një nga plagët më të mëdha  shqiptare, të vendit, të vazhdimësisë, të krijimit të historisë së një vendi. Sepse nëse ne nuk do të kemi më të rinj dhe të reja që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri dhe që ndërtojnë familjet e tyre sigurisht që popullsia jonë do të fillojë dike u plakur Dhe siç ka filluar duke u plakur me ritme shumë të shpejta. Unë në fakt sot e nisa  ditën ën Tiranë në njësinë nr 4 ku ishim me profesor  Mond Haxhinaston dhe diskutonim për problematikat që kishin banorët. Sot kemi qenë në Cërrik do të vazhdojmë përsëri në takime të tjera që do të jemi hap pas hapi. Unë do ju bëja thirrja që  të pajiseshit me kartat e identiteti. Jam e bindur që të gjithë jeni të pajisur m,e karta dhe nuk ju kanë skaduar. Sepse jeni të gjithë mosha 20-22, i keni këto por të bisedoni me familjarët tuaj. 100 ditë na ndajnë, iku dita e 100 nesër  99 nga  ata 25 prill. Unë  do kërkoja që secili nga ju ti kushtonte 10 minuta një miku, një familjari, që në 25 prill ti drejtohet kutisë së votimit për të ndryshuar këtë realitet.

Unë mendoj që duhet të përfshiheni në politikë. Jo vetëm për t’i dhënë votën një partie politike. Por duhet të përfshiheni në politikë për të qenë vendimmarrës por dhe për t’i imponuar politikës shtetit, sepse ky shtet  ekziston nga taksat e shqiptarëve dhe këto taksa duhet të jenë në shërbim aq më shumë të rinisë tonë në kuadrin e arsimit. Gjëja më e shëmtuar që unë dëgjoj në propagandën e qeverisë është që arsimin e quajnë shpenzim, në LSI arsimi nuk është shpenzim është investim. Kush investon në arsim ka investuar në të ardhmen e fëmijëve dhe mendoj që të gjithë prindërit dhe familjarët kur investojnë në mendjen e tyre, investimin e kanë të fëmijët dhe te arsimi. Për ne të rinjtë dhe të rejat janë prioritet. Jo se nuk janë prioritet burrat dhe gratë, pensionistët,janë por jam e bindur që e gjithë shoqëria jonë për fëmijët do të sakrifikonte pafundësisht që ata të kenë një të ardhme të garantuar.

Për ne integrimi europian është i rëndësishëm. Ne jemi një vend në mes të Europës por në fakt nuk do të ketë asnjë lloj kuptimi Europa nëse të rinjtë tanë do të largohen nga Shqipëria. Nuk ka asnjë lloj kuptimi të jesh një vend europian kur varfëria është këmbëkryq në familjet shqiptare.  Pas 10 ditësh që ka rënë shi pashë Kryeministrin që doli dielli dhe të fliste për çështjen e përmbytjeve sepse mendon që njerëzit e harruan përmbytjen. Nuk e harrojnë njerëzit përmbytje, as ato familje që janë në Durrës që iu janë shkatërruar shtëpitë deh akoma nuk iu kthehet një përgjigje, se nuk po flasim as për bonos qiraje. Iku koha që qeveria përdorte lëmoshën. Njerëzit e kanë kuptuar që lëmosha nuk është gjë tjerr veçse një fund i hidhur për secilin nga ne. Sot iu drejtohem ju të rinjve që të punoni jo vetëm për veten tuaj por për shokët, që ne të krijojmë hapësira dhe ju ta merrni vetë ta drejtoni. Sot ishte një ditë shumë e bukur me diell dhe edhe pse ishte e ftohtë. Kur shikoja ato fusha të punuara mendoj që çdo është perfekte por kur uleshe pastaj dhe bisedoje me fermerët shikoje sesa sfilitëse kishte qenë për ta gjithë ajo mrekulli natyrore që në fakt kishte brenda atë energji shpirtërore të banorëve të Klosit apo Shalsit, Gostimës të cilët e ndjenin jo vetëm mungesën e përkrahjes së shtetit por ndjenin dhe arrogancën e tyre. Unë jam e bindur që 25 prilli do të ketë pjesëmarrje shumë të madhe. Ne do të organizohemi dhe do të strukturohemi  për të shkuar shtëpi më shtëpi. Është dhe një avantazh që Altini ka punuar në Cërrik dhe ka qenë pjesë e njohjes të gjithë qytetit, dhe aq më shumë qytetit të Cërrikut që ka një zhvillim shumë të mirë kjo në sajë dhe të projekteve që Altini ka bërë kur ka qenë kryetar Bashkie duke pasur dhe qeverinë në kurriz e cila në shumicën e rasteve ja sabotonte projektet por e rëndësishme është që Altini fitonte dhe i çonte përpara.

Edhe pse këtu sot jemi për efekt “të rregullave të pandemisë” nga frika e takimeve dhe kontakteve , ne kemi takuar pafund njerëz. Na e ka bërë më komode sepse na çon më afër njerëzve por kjo nuk do të thotë që ta lëmë me kaq. Kjo do të thotë që ne do të vazhdojmë, do ta kthejmë në efiçiencë çdo minutë. Unë e thashë, 10 minuta në ditë një miku, një shoku, kërkojini që të votojnë. E rëndësishme është që të votojnë ndryshimin. Se kujt ja japin nuk ka rëndësi. Por unë jam e bindur që të votosh ndryshimin do të thotë të votosh LSI. LSI është faktikisht parti e të rinjve sepse është e vetmja parti që ka prodhuar politikanë të rinj të cilët e kanë filluar që 16 vjeç si gjimnazistë dhe më pas janë rritur dhe sot janë profesorë doktorë. Janë pedagogë në universitete. Janë mjekë, inxhinierë të cilët punojnë në Shqipëri por janë dhe në Amerikë punojnë në institucione kërkimore, shkencore, në Angli etj. Ju si gazetarë që jeni duhet të na sulmoni pak më shumë ne. Ne morëm një vendim shumë të rëndësishëm sepse ne po bëheshim përgjegjësi për kusuret e të tjerëve. Kështu  që kjo ishte një nga gjërat më të mira që bëmë. Pati një kosto shumë të madhe për shqiptarët sepse i lamë në dorë të një njeriu me probleme  shumë të mëdha emocionale dhe me ndjenjë urrejtje ndaj popullit të tij por ndoshta nganjëherë duhen disa ndërhyrje shumë të forta për ta larguar sëmundjen që për mua sëmundja më e madhe e shqiptarëve sot është shpopullimi e cila vjen si rezultat i varfërisë që ka pllakosur te qytetarët.