Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se mënyra e vetme për të parandaluar ekonominë është bërja e testimeve masive në popullatë për koronavirusin.

Në një intervistë për “News 24”, Kryemadhi shprehet se testimet duhen bërë në çdo familje.

Nëse do të ishit në qeveri çfarë do të të bënit ndryshe në këtë situatë?
Unë do të bëja testimin në cdo familje shqiptare. Ajo do të ishte më koston më të ulët dhe me efikasitetin më të plotë. Atë që bëri Koreja e Jugut dhe një provincë në Itali. Dhe ne të jemi të bindur sic i bën regjistrimet Edi Rama për zgjedhjet me administratorët e pallatave me Lali Erin, për një javë të gjitha familjet shqiptare do të ishin testuar dhe do të dinin kush ishte mbartësi dhe kush e kishte kaluar. Do të krijontë jo vetëm izolimin e rasteve por do të krijonte dhe një siguri emocionale dhe shpirtërore tek qytetarët. Kjo do të ishte gjëja me e thjeshtë dhe do të kishte koston më të ulët. Mjafton të pyesni sa kushton një test. Aq do t”i kushtonte qeverisë shqiptare, do të ishte shumë më e lirë për qeverinë dhe më e kollajshme për ta menaxhuar këtë situatë.