Pjesë nga fjala e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me të rinjtë në Elbasan

Unë sot jam shumë e emocionuar për shkak të pjesëmarrjes shumë të madhe dhe falënderoj grupin organizativ, të cilët janë të jashtëzakonshëm edhe pse e kanë pasur për herë të parë sot organizimin e një takimi të tillë. Por, nën udhëheqjen po themi shpirtërore të gjithë Kryesisë, pra të Klaudios, profesor Altinit, profesore Rudinës, të Mozës, të Andit, të të gjithë burrave dhe grave të LSI-së, të cilët ju krijuan hapësirën për të qenë këtu sepse ne kemi nevojë për ju. Ne nuk kemi nevojë për ju për të ardhur dhe për të na dhënë pushtetin, por ne kemi nevojë për ju sepse duam t’iu japim pushtetin që ta drejtoni vetë Elbasanin, ta drejtoni vetë Shqipërinë, ta drejtoni vetë arsimin, ta drejtoni vetë shëndetësinë, ta drejtoni çdo gjë vetë. Boll më me njerëz të cilët e kanë përdorur politikën dhe jetën e shqiptarëve për interesat e tyre. Nuk ka më përzgjedhje siç kanë nxjerrë dhe vendimin që kë do shtrojnë në spital do t’i bëjnë tek a çift. Spitalet janë për të gjithë qytetarët. Spitalet nuk janë për tek a çift e për Edi Ramën siç ka bërë jetën e tij. Spitalet janë institucione, të cilat ky i shkatërroi duke larguar mjekët dhe infermierët shqiptarë. I mashtroi duke u thënë që do ju rrisë pagat dhe sot jo më larg dëgjojmë e shikojmë në rrjetet sociale se si përlotej mjekja e spitalit, sepse nuk mund t’i bënte tamponin një punonjëseje të policisë, e cila thoshte që kam mundësi vetëm  5 tamponë në ditë për të bërë, dhe ato për çështje urgjencash. Kjo është shëndetësia falas për të cilën ka bërtitur dhe ulëritur Edi Rama? Qindra të rinj dhe të reja ikin nga Shqipëria. Këto janë 300 mijë vendet e punës, të cilat ka thënë Edi Rama që do t’i hapi? Mos lejoni politikën dhe politikanët si Edi Rama dhe kushdo tjetër, që t’iu gënjejnë dhe t’iu mashtrojnë. Besojini ndjenjave tuaja, besojini vetes suaj, besojini pushtetit tuaj, sepse vetëm kështu ju mund ta ndryshoni realitetin. Vetëm ju mund ta ndryshoni Shqipërinë. Vetëm ju mund të ndryshoni Elbasanin. Vetëm ju mund të ndryshoni të ardhmen e familjeve tuaja. Kjo është forca e LSI-së, kjo është kurajo që ka LSI-ja, kurajo për t’u hapur ndaj të rinjve dhe të rejave, kurajo për t’ia dhënë pushtetin e LSI-së të rinjve dhe të rejave. Prandaj mirë se erdhët në LSI dhe do dëshiroja të jepja disa karta anëtarësie, sepse mendoj që hapja e LSI-së nuk do të thotë që është thjesht propagandë. Hapja e LSI-së është forcë, është ngritje dhe rritje e LSI-së, por mbi të gjitha është vetë jeta e familjeve shqiptare, të cilat bëjnë çdo gjë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.