Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka postuar një foto nga Vlora ditën e sotme, ku takoi një vajzë të vogël, e cila ëndërronte të bëhej doktoreshë kur të rritej.

Krahas fotos, Kryemadhi shkruan se Shqipëria i përket të rinjve dhe ëndrrave të fëmijëve si ajo, prandaj le të bëhemi patriotë për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe më të mirë, për ta kthyer në shtëpi me mundësi për fëmijët e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Lulëkuqe e bukur e Vlorës 🌺,
Flamuri Kuq e Zi në trupin tënd të njomë, është shenja që shqiptarët do mblidhen të gjithë në Shqipëri, aty ku kanë zemrën❤️.
Emocion që më zbukuroi ditën njohja me këtë doktoreshë të ardhshme. U takuam bashkë sot në Vlorë, në ditën e Pavarësisë, teksa bashkë me gjyshen kishte dalë për të nderuar themeluesit e shtetit tonë shqiptar.
Shqipëria i përket të rinjve dhe ëndrrave të fëmijëve si ajo. Le të bëhemi patriotë për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe më të mirë, për ta kthyer në shtëpi me mundësi për fëmijët e Shqipërisë.
Na bëri bashkë Shqipëria 🇦🇱.