Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se qeveria e Rilindjes nuk do të dijë asgjë për hallet e qytetarëve dhe problemet me të cilat përballen sot shqiptarët. Në një postim në Facebook, Kryemadhi ka publikuar foto nga takimi i ish-deputetit Edmond Haxhinasto me banorë të Shalësit në Elbasan.

Kryetarja e LSI shprehet se qëllimi i Rilindjes është vetëm karrigia e pushtetit dhe qeverisja e saj do të marrë fund më 25 prill 2021.

“Rilindja nuk do t’ja dijë as si jetojnë dhe  as çfarë nevojash kanë njerëzit. Qëllimi i saj është vetëm karrigia e pushtetit. Kjo përfundon në 25 prill 2021”,- shkruan Monika Kryemadhi në Facebook.