Pjesë nga intervista Java në RTSH

Ne tani nuk kemi çfarë t’i bëjmë, nëse ai ka nisur rrugën e vet të vazhdimit në këtë mënyrë, sigurisht që ka dhe reagime të tjera, se s’ka për ta lënë njeri të bëjë atë… por ka kohë, por unë nuk e mendoj kështu, unë e mendoj që ai vazhdon të provokojë, ai po provokon presidentin në një anë, po provokon zotin Basha në anën tjetër, mua s’ka përse të më provokojë sepse unë nuk është se kam ndonjë problem cfarë do që të bëjë ai. Ai edhe po i bëri komisionerët të depolitizuar, ja po ua them unë, ia kam thënë edhe zotit Basha, ia kam thënë edhe zoti Ambasador, edhe Taulant Balla të numërojë, nuk fiton dot me Edi Rama. Pse nuk fiton dot më Edi Rama? Nuk fiton dot më sepse sot mjafton të dalësh dhe të pyesësh ke mbi 54 % të bizneseve të falimentuara, që kanë falimentuar dhe ky nuk merret me falimentimin .
-Pra ju thoni që do të ketë një votë ndëshkimi për Ramën, këtë po mbështesni
54% e bizneseve te falimentuara, nuk kanë ikur dot as jashtë emigrantë se i ka kapur Covidi, izolimi. Ke mbi 75% te turizmit që është i vdekur, i falimentuar dhe mjafton të pyesni socialistet e Vlorës se si ka ulëritur dhe ka dashur te preki të thotë ne do bëhemi shërbëtorët e Lulit dhe të Monikës dhe njëri nga ata kishte thënë nën zë “Po ç’shërbëtor të bëhemi ne jemi skllevërit e tu, s’ka më të kujt shërbëtorë të bëhemi”. Kështu që ajo cfarë ka ndodhur është që vetë partia socialiste ka probleme brenda sa, por unë e njoh mirë partinë socialiste, jam rritur aty kam mësuar metodologjinë e punës dhe të gjitha, partia socialiste të fut në votë ne kuti, partia socialiste nuk të del kështu ballë për ballë, të dali se kanë atë çështjen e të…biles deklaratat e tyre janë dhe këto “që ne mishin ta hamë, po kockën ta ruajmë etj etj gjëra ”

– Dakord, por ku do të konsistojë strategjia opozitare në sezonin e ri, në shtator
Unë them që ka kohë deri në shtator, të presim dhe mbledhjen e këshillit politik të radhës që do të jetë, ku në fakt është mundësia edhe mesazhi i ambasadës Amerikane dhe i partnerëve ndërkombëtar ishte që po presim nëse ju do të mbani fjalën sepse, rishikimi i kodit zgjedhor do të ketë vetëm rishikimin e listave, pra përhapjen e listave të cilët nga ne do të kërkohet hapja 100% por…

-Koalicioni…
Jo, nuk kanë, koalicionet janë në kod parazgjedhoret

-Pra do të lejohen koalicionet parazgjedhore në kod?
Po, sepse ai vetëm e ka hequr nga kushtetuta , pra ne e kemi pas vendosur në kushtetutë, sepse ne kemi bërë kushtetutën si libër rregullash, që të jemi të sinqertë, ata e kanë hequr thjeshtë nga kushtetuta, i kane luajtur bllofin që ne të largohemi nga këshilli politik dhe duke u larguar ne nga këshilli politik ai të mundohet pastaj të bëjë propagandë në mënyrë të njëanshme në reformën zgjedhore

-Koalicionet para zgjedhore, do te sanksionohen në kodin zgjedhor?
Janë te sanksionuara, janë te mbyllura.