Një vajzë e re është nxjerrë e gjallë pak minuta më parë nga rrënojat e një prej pallateve të shembura në Izmir të Turqisë.

Janë mbi 10 personat që janë shpëtuar nga rrënojat e godinave të shembura nga tërmeti 6.7 ballë me epiqendër mes Turqisë dhe Greqisë. Izmiri është qyteti më i prekur ndërsa të paktën 10 të plagosur raportohen në ishullin gret Samos.

Sipas autoriteteve turke, 4 viktima dhe 152 të plagosur raportohen në Izmir dhe qytezat përreth.

38 ambulanca, 35 ekipe kërkim-shpëtimi dhe dy helikopterë kanë mbërritur në qytet.

rge4h4h4h4h.jpg