Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi në deklarataë për mediat

Përshëndetje,

Lajthitjet me procesin e maturës shtetërore të këtij viti duket se nuk kanë të mbaruar.

2.000 lekë është fatura e radhës që duhet të paguajë çdo maturant dhe familjet e tyre për të pasur të drejtën e aplikimit për arsim universitar!

Edukimi sa më i mirë i fëmijëve është prioritet për familjet shqiptare dhe të ardhmen e Shqipërisë, por pavarësisht kësaj qeveria shqiptare vijon drejtimin pa u kujdesur për pasojat shkatërruese të vendimeve të tyre.

Ata që shpërdoruan 3.5 mln euro me mashtrimin për klasat digjitale, pasi i lanë maturantët në harresë dhe i përbuzën, tani i detyrojnë edhe të paguajnë 2.000 lekë thjesht për të dorëzuar Aplikimin Universitar.

Për të qenë të qartë, pa u paguar tarifa që kërkohet, asnjë maturant nuk mund të vazhdojë aplikimin drejt universiteteve që dëshiron të ndjekë! Pavarësisht notave që ka, pavarësisht gjendjes së rënduar ekonomike të familjes së tij, qeveria shqiptare e trajton të riun maturant thjesht si një klient që tarifat i përcaktojnë të ardhmen.

Për çdo familje 20 mijë lekë janë 20 ditë buke! Në këto ditë të shumë të vështira qeveria duhet të lehtësojë taksat e tarifat dhe jo të fusë duart në xhepat e qytetarëve!

Vetëm në Tiranë janë mbyllur 60.000 biznese, mbi 75.000 qytetarë kanë ngel pa punë, por ndërkohë kemi qeverinë që vazhdon koncesionet korruptive, edhe pse shtron rrugë floriri 1.2 mld euro prap nuk ngopet, por kërkon edhe pagesë nga maturantët!

Qeveria e pasurimit të një grushti njerëzish në kurriz të rinisë dhe njerëzve të thjeshtë, i ka shkatërruar familjet shqiptare ekonomikisht, të cilat edhe pse pa te ardhura dhe në kushte të vështira mbijetese, mes shumë sakrificash kanë sakrifikuar që fëmijët të ndiqnin arsimin madje dhe mësimin online!

Ne kemi kërkuar edhe më përpara që në ketë situatë të subvencionohen tarifat e studentëve, por ministria e arsimit dhe qeveria drejtohen nga njerëz anti rini dhe anti kombëtar që kanë shkatërruar arsimin dhe shpresën e te rinjve per te ndertuar te ardhmen ne shqiperi!

Kjo sjellje e qeverisë që prioritet kryesor nuk ka rininë po shtimin e taksave dhe tarifave po shkatërron shoqërinë dhe shpopullon Shqipërine duke larguar të rinjtë nga vendi ynë!

Nje popull pa rini eshte pa te ardhme! E ardhmja e Shqipërisë nuk duhet të jetë kthimi në një vend ku qeveria pasuron miqtë e saj ndërkohë që njerëzit e thjeshtë mbyten me taksa dhe tarifa.

O sot o kurre duhet te mos pranojme nenshtrimin por te ngrejme zerin dhe te denoncojme jo vetem ne media por ne cdo dere dhe familje shqiptare!

Asnjë lekë nuk duhet të paguajnë maturantët dhe familjet e tyre! Të subvencionohet 100% kjo pagesë për çdo maturantë!