Nga Baki Dervishi

Nuk jam aspak dakord me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e Universiteteve‼️

Studentët e nivelit Bachelor, e kanë të pamundur përshtatjen me mësimin online, të paktën përsa i përket pjesës së seminareve.

Mendoj se zgjidhja e duhur për studentët e nivelit bachelor do të ishte aplikimi i leksioneve online, ndërsa seminaret në auditore! Niveli master leksione dhe seminare online, pasi ky nivel është mësuar me metodikën e fakultetit përkatës dhe e ka më të lehtë të përshtatet!

Shqetësim tjetër është ai i pagave vjetore për çdo student. Së pari mijëra studentë për shkak të pandemisë kanë humbur vendin e punës (ose familjarë të tyre), ose nuk shkojnë fare në qytetet përkatëse ku kryejnë studimet, ndaj nuk kanë mundësi punësimi për përballimin e studimeve (e dimë të gjithë që mbi 70% e studentëve punojnë që të shkollohen).

Së dyti, në çdo shtet në botë studimet e nivelit master online është me një tarifë shumë herë më të ulët sesa studimi i rregullt në auditore. Ndaj unë mendoj se të paktën duhet përgjysmim i tarifave për çdo student, kjo si pjesë e paketës mbështetëse në sektorin e arsimit për shkak të pandemisë, por edhe si ulje e kostos së fakulteteve përkatës për shkak të mungesës së frekuentimit të auditoreve nga studentët❗️