Ajo që unë mendoj se është me rëndësishme është pikërisht takimi i përditshëm me njerëzit dhe një nga gjërat kryesore që kemi parë është që takimet janë masive në kontakte dhe një nga problemet kryesore është situata e vështirë ekonomike, varfëria, taksat e larta, mungesa e mundësisë për t’iu gjendur njerëzve pranë, por edhe papërgjegjshmëria e shtetit. Dhe tjetra ajo që është më e dhimbshmja në çdo takim që kemi është që, njerëzit përveçse kanë shpresë se do ta ndryshojnë këtë më 25 prill, dhimbja më e madhe që kanë është se si ky shtet mund të jetë kaq armiqësor me ne. Dakord që mund të jetë armiqësor me ju politikanët, me ty që je në opozitë më thotë mua, por përse duhet të jetë armiqësor me mua thonë si qytetar, që paguaj taksa, unë e kam votuar, i kam shërbyer këtij njeriu dhe përse ky njeri duhet të jetë armiqësor me mua, përse duhet të më dhunojë, të më gjobisë.

Rastin i djeshëm i vajzës që ka paguar 8 milion lekë për të ëmën te COVID-2 ka qenë flagrant. Është absurde mënyra se si familjarët nuk mund të komunikonin dot me të afërmit e tyre pacientë dhe kjo gjë u faktua dje. Problemi është shteti që duhet të jetë institucioni që ju përgjigjet njerëzve, sepse ne prandaj paguajmë taksa dhe kemi vendosur rregulla. Ky shtet është kthyer në një xhelat të qytetarëve.

Megjithatë ajo që e shikoj në të gjitha takimet dhe bashkëbisedimet është që njerëzit kanë dëshirën e madhe për të ndryshuar këtë realitet dhe ky është një avantazh i madh. Unë në takimet që kam me qytetarët u them që secili nga ne duhet të bindë një familjar, një mik, një shok që të shkojë më 25 prill të votojë, sepse votimi është një nga pikat kryesore të ndryshimit. Ndëshko atë që sillet keq me ty.

Unë jam lindur dhe rritur në këtë njësi dhe sigurisht që emocionet e mia janë ndryshe nga çdo njësi tjetër, edhe për shkak të fëmijërisë që kam kaluar këtu. Këtu janë edhe tiransit e vjetër. Përsa i përket detyrimeve që shteti ka, bashkia ka ndaj njerëzve për t’iu shërbyer nuk ka të bëjë se nga je, sepse të gjithë ne jemi taksapagues të tij. Por jam e bindur që kudo që të pyesësh ne paguajmë taksa më shumë se ç’kemi paguar katër vite më parë, jeta është më e shtrenjtë se ç’ka qenë, ndërkohë që standardi i jetesës dhe pagat e qytetarëve janë në nivelin që kanë qenë, madje edhe mund të bien për shkak të inflacionit që ka ndodhur. Ajo që duhet thënë është se pandemia e dëmtoi akoma dhe më shumë biznesin. Pandemia i ndodhi gjithë botës, por në Shqipëri keq-manaxhimi i saj bëri që biznesi dhe familjarët ta ndiejnë drejtpërdrejt atë. Ndodhi edhe në Kosova pandemia, por Kosova tashmë po shpërndan paketën e tretë ekonomike, ndërsa sot këdo që të pyesësh, le të shkojmë tek bizneset e vogla ata nuk kanë mundësi të paguajnë as qeratë, pasi nëse nuk ka fuqi blerëse. Ndërkohë, pagat, pavarësisht se biznesi qëndron mbyllur prej tre muajsh, pagat e punëtorëve duhen dhënë, sepse me çfarë do të jetojnë, me çfarë do të ushqehen ata dhe familjet e tyre. Pasi dritat, uji, taksat e bashkisë ti do të vijosh ti paguash edhe pse je në shtëpi për shkak të pandemisë.

Ne dje ishim në Obot ku personi që takuam atje tha: “Dakord se unë nuk dua të më sjellin thesin e miellit te dera e shtëpisë, por të paktën më hiq taksën e tokës, mos më mbyt se jam i mbytur në ujë.”

Edhe në diskutimet tona thonë: S’ka nevojë ti thuash të varfrit që je i varfër. Mos ja kujto! Por gjëja kryesore është që ne jo vetëm kujtojmë problematikat, por duhet të zëmë mend që këto problematika ti zgjidhim, të diskutojmë. Edhe dje në Obot gjatë takimeve, ata thanë: Ore mirë unë po përmbytem njëherë në tre vjet, por ti çfarë do më zgjidhësh? Kjo kaskada e Drinit që fiton miliarda euro, e ka një qime floku rimbursimin e prodhimeve bujqësore ndaj atyre banorëve ku ndodhin përmbytjet.

Pra dëshira e mirë dhe bashkëbisedimi me qytetarët, ne na ka dhënë të drejtën që është pak e sikletshme mund të themi për takimet, sepse edhe kur i bëjmë mediatike, sapo mbarojmë u bien telefonat, u shkojnë te bizneset e tyre dhe u thonë përse i takuat. Por nuk ka problem, njerëzve më keq se ç’u ka bërë kjo qeveri, s’ka çfarë t’ju bëjë më. Kur ne bashkëbisedojmë kuptojmë edhe mundësitë se si mund të zgjidhim problematikat e tyre.

Zysh Norën ne e kemi sjellë si kandidaten e LSI në Njësinë nr.10 në Tiranë. Edhe pse është nëjsi shumë e vogël nga ana administrativo – territoriale dhe e numrit të zgjedhësve, unë jam e bindur që zysh Nora do të futet në çdo qelizë të kësaj njësie, për shkak të profesionit të saj, për shkak të aftësisë së saj. Edhe pse njerëzit sot janë aq të lodhur nga politika, unë mendoj se gratë dhe vajzat në Njësinë 10, janë jo vetëm pjesë e jetës së përditshme, por janë motori i mekanizmit të lëvizjes së familjet, biznesit dhe të shtëpisë në këtë njësi. Të gjitha dyqanet janë gra që shesin, pjesa më e madhe e të cilave janë sipërmarrëse. Ashtu sikurse edhe burrat që janë një zhvillim dhe një fuqi energjike e mbajtjes së familjes në këmbë. Dhe them se me zysh Norën do ta kemi shumë të lehtë të futemi dhe të bisedojmë me do familje, sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me LSI por edhe me sensibilizim e opinionit për të shkuar për të votuar, edhe një parti tjetër, por mjafton të ndëshkojnë me votë ato që na sjellin problematika.

Ne kemi shumë të larguar, të cilët po organizohemi që ti kthejmë më 25 prill. Dje mori Silvana nga Gjermania, e cila ka qenë specialiste në Drejtorinë e Tatimeve dhe e hoqën nga puna për shkak të bindjeve politike, edhe pse ajo ishte me statusin e nëpunësit civil, edhe pse ajo kishte vite që punonte në këtë drejtori, para se të merrte Partia Socialiste pushtetin. E hoqën dhe ajo iku në Gjermani, por do të kthehet. Jo vetëm ajo, por janë edhe shumë të tjerë edhe nga SHBA, ku ne kemi një strukturë shumë të fortë në Neë York, në Boston, në Michigan, të cilët po organizohen për të ardhur dhe për tu përfshirë në fushatë.

Por nuk është thjesht ideja që ne ti përfshijmë në fushatë njerëzit, por ideja është që ne tu japim shpresën dhe mundësinë për të ecur përpara, që të kthehem jo vetëm për të votuar, por të kthehen që të jetojnë dhe bëjnë biznes këtu. Shqipëria ka resurse pa fund, jo vetëm natyrore por edhe njerëzore shumë të mira. Problemi është që këto resurse ne i kemi lënë në dorë të disa njerëzve që e kanë kthyer gjithë politikën në propagandë.

Unë mendoj që sot të jesh inxhinier elektronik nuk do të thotë që je thjesht një njeri që bën Like dhe Share në Facebook në faqet e Kryeministrit. Që të jesh një inxhinier hidro-teknik nuk do të thotë që të jesh thjesht një njeri me 4 klasë shkollë dhe vetëm pse bën Like dhe Share faqen e Kryeministrit di duhet të jesh menaxher i digave të hidrocentraleve, të cilat duke mos ditur ti menaxhosh pastaj, ndodhin përmbytjet. Që të jesh sot një ekonomist i mirë që bën një planifikim jo vetëm të buxhetit por edhe një planifikim jo thjesht për të grumbulluar sa më shumë para në arkën e bashkisë për ti kthyer në koncesione, por të jesh një ekonomist i mirë që i shërben njerëzve, që njerëzit të fitojnë më shumë dhe ti si shtet mbledh më shumë taksa. Sepse sa më shumë të punojnë qytetarët dhe bizneset, aq më shumë taksa paguhen në bashki. Sepse s’ka asnjë njeri që nuk do të paguajë taksat dhe të jetë në rregull me shtetin. Por kur taksat kthehen në litar në qafën e tyre që shtrëngohen sipas interesave dhe paratë e tyre nuk dihet se ku shkojnë, normal që njerëzit do të ndihen të shfrytëzuar, të grabitur dhe të zhvlerësuar.

13 mijë veta janë në gjithë Shqipërinë, të cilët ne i taksojmë në mënyrën më të tmerrshme. Pra, me taksën e tmerrshme 23 për qind. Këto janë njerëz që nuk janë as biznese shumë të mëdha apo oligarkët dhe të taksosh njerëz të cilët me dijet e tyre, me shkollat e tyre, të taksosh më shumë ata se këdo tjetër, kjo është më të vërtetë e rëndë. Në pamje të parë nuk të duket shumë kur e bën si përkthim në njerëz, por është palca, truri, elita e mirëfunksionimit të shtetit. Dhe ulja e taksës në 9 për qind. Ne si LSI zakonisht jemi të 10 për qindëshi, por dakordësia me Partinë Demokratike te 9 për qindëshi është një shans shumë i mirë për bizneset, por ndërkohë për profesionin e lirë, ashtu sikurse ti më takson dhe ashtu sikurse ti bizneseve të mëdha ju përllogarit shpenzimet, nuk ke përse të mos i llogarisësh shpenzimet edhe çdo rrogëtari, i cili ka shpenzime të tilla si energjia elektrike, shkollimin i fëmijëve, shëndetësia. Sepse këtë shëndetësinë që kjo vajza dje pagoi 8 milion lekë, a ja zbret nga shpenzimet qeveria kur vjen puna për të paguar taksat e pronës apo taksat mbi të ardhurat?

Pra ne duhet të kthejmë një standard si për qeverinë, si për të pasurit, si për të varfrit . Jo më dy standarde, standardin e përkëdhelisë dhe të dhënies së ofertave oligarkëve dhe klientëve të qeverisë, dhe kamxhikun për të varfrit apo edhe për elitën shqiptare, e cila edhe pse nuk është e lidhur me qeverinë, është e lidhur me profesionin e vet, me shërbimin e tij.

Dhe një qeveri që preferon përdorimin e dy standardeve me popullin e saj, për mua meriton vetëm ndëshkim me votë më 25 prill, sepse në fund të fundit ky është edhe elementi më demokratik dhe arma më e fortë që ne mund të kemi nesër për ta bërë këtë gjë. Sepse vetëm me një ndëshkim nëpërmjet votës, kjo është e vetmja mënyrë për ti dhënë mësim çdo politikani që vërtet populli të vlerëson, por kur ti kalon çdo cak, ai të ndëshkon me votën e tij.

Unë them që secili nga ne duhet të punojë, çdo ditë nga një votë për të ndëshkuar papunësinë, varfërinë, arrogancën, këtë arbitraritet dhe këtë mosmirënjohjeje që qeveria tregon me qytetarët e saj. Se në fund të fundit kjo qeveri ekziston për shkak të atij besimi që qytetarët i kanë dhënë.