Rilindja prodhon krizë dhe varfëri. Lubonja e Korçës në mëshirë të fatit. Varfëri ekstreme, papunësi dhe të rinj që largohen. LSI në 25 Prill betejë për të hapur vende të reja pune, për të kthyer shpresën dhe për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tuaj!

Banori I Lubonjës

Njësia administrative Lubonjë ka peshën më të madhe në bujqësi. Nga qeveria është lënë tërësisht në harresë, duke filluar që nga subvencionimi I fermerëve. I vetmi investim që është bërë në fshatin tonë është rruga dhe ky investim është bërë nga TAP. Investimet nga qeveria janë zero. Të rinjtë dhe të rejat janë larguar nga fshati për shkak të varfërisë dhe mos mbështetjes nga kjo qeveri.

Endrit Braimllari

Kjo është një qeveri që e zhyt akoma dhe më shumë këtë vend në krizë. Shikoni se si po menaxhohet situata nga përmbytjet. Sa herë ndërhyn qeveri zhytet situate më tej në krizë dhe nuk ka zgjidhje. E vetmja rrugë është që më 25 prill të marrin pjesë masivisht të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Lubonjës, të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Vithkuqit, të gjithë të rinjtë dhe të rejat e qarkut të Korçës për ti dhënë goditjen përfundimtare kësaj qeverie që ka varfëruar në ekstrem vendin.