Vrima e Ozonit që u formua mbi Arktik në pranverë dhe që ishte më e madhja e regjistruar ndonjëherë atje, është mbyllur.

Shkencëtarët që po ndiqnin vrimën në Shërbimin e Monitorimit Atmosferik të Kopernikut (CAMS) thanë se “vrima më e madhe e vëzhguar ndonjëherë në shtresën e Ozonit, e cila ndodhej mbi Arktik, tanimë është mbyllur”.

CNN shkruan se shkencëtarët dalluan disa shenja të formimit të një vrime të rrallë, në fund të marsit, si pasojë e temperaturave të ulëta në Polin e Veriut. Shtresa e Ozonit shtrihet midis 9 dhe 22 milje mbi Tokën. Ajo na mbron nga rrezet ultravjollcë.

Shkencëtarët kanë thënë se rikuperimi ka shumë të ngjarë të mos ketë lidhje me uljen e ndotjes për shkak të pandemisë.

“COVID19 dhe bllokimet e lidhura ndoshta nuk kishin asnjë lidhje me këtë. Eshtë drejtuar nga një vorbull polar jashtëzakonisht i fortë dhe jetësor, dhe nuk ka lidhje me ndryshimet e cilësisë së ajrit,” ka thënë grupi i shkencëtarëve.