Fansat e futbollit u tronditën ditën e djeshme me lajmin e ndarjes nga jeta të legjendës Diego Armando Maradona. Ai pësoi atak kardiak në shtëpinë e tij, ndërsa pas kryerjes së autopsisë ditën e sotme, trupi është vendosur në shtëpinë Rosada në Buenos Aires ku dhe do t’i jepet lamtumira e fundit.

Ndërkohë, ashtu siç edhe pritej mijëra tifozë po i japin lamtumirën e tyre legjendës së futbollit. Me lot në sy ata po bëjnë homazhe pranë trupit të pa jetë. Ai ndërroi jetë ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare, ndërsa ky lajm ka pikëlluar gjithë popullin argjentinas dhe mbarë botën. Presidenti Alberto Fernández ka deklaruar tri ditë zie për të nderuar legjendën.