Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ishte ditën e sotme në Topojë të Fierit, ku u takua me banorët e zonës.

Postimi i plotë:

Dje në Topojë, në shtëpinë e Anilës e cila na priti së bashku me shoqet e saj, për të folur për përditshmërinë e tyre dhe problemet me të cilat hasen. Varfëria, papunësia, problemet me bujqësinë e me tokat, vështirësia për të marrë shërbimin shëndetësor e mbi të gjitha emigrimi i fëmijëve ishin disa prej problemeve që ngritën. E përtej gjithë vështirësive, ato vazhdonin të kishin humor në bisedat e tyre e të shpresonin se e ardhmja e fëmijëve do të ishte më e mirë.

Unë i premtova Anilës e shoqeve të saj se bashkë do të takoheshim sërish pas datës 25 Prill, kur ky pushtet të jetë rrëzuar e ne të na jetë hapur rruga për të bërë disa punë të mira për Shqipërinë. Ne do e bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë duke u krijuar qytetarëve mundësinë për të patur punë të mirëpaguar e cilësi më të lartë jetese. I gjithë fokusi ynë është tek të rinjtë, ne do të punojmë për ta e për të ardhmen e tyre.

#shqipëriashtëpiajuaj  #Fier #Shqipëri