Moti për ditën e sotme parashikohet me një mëngjes të kthjellët në të gjithë vendin. Prej mesditës dendësim i vranësirave në të gjithë vendin.

Në zonat e thella malore pritet të ketë rikthim të reshjeve të izoluara të dëborës në pasdite e në mbrëmje.

Në jug dhe juglindje të vendit do të ketë mjegull të dendur dhe mjegullinë pranë sipërfaqeve ujore.

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje-veri 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare deri në 15m/s hera herës e vrullshme duke sjellë dhe një valëzim të forcës 2 dhe 3 ball me lartësi vale deri 1.5 metra.