Mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare ka gjetur ekip të ri për sezonin që sapo filloi. 23-vjeçari vazhdon të stërvitet momentalisht me Malagan, por nuk ka zbritur në fushë, pasi nuk është regjistruar ende në këtë sezon nga klubi. Bare po bën gati valixhet për transferimin në radhët e skuadrës së Espanjol. Shqiptari do të transferohet në Katalonjë në ditët e ardhshme.

Sipas “Mundo Deportivo”, skuadra katalanase pret dritën e gjelbër nga drejtuesit e klubit për të ndërhyrë në merkato e për të blerë futbollistin shqiptarë që shihet si një nga më të talentuarit në mesufshë në La Liga 2. Gazeta spanjolle ka zbuluar se marreveshja mes klubeve do të mbyllet për një shumë prej rreth 2 milionë eurosh në varësi të klauzolave që do të vendosen në akordin për transferimin e futbollistit.