Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto gjatë ceremonisë së betimit mbi Kushtetutë, në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkaq, Meta fton qytetarët t’i përmbahen disa mesazheve më datë 2 mars në manifestimin historik, siç e cilëson ai.

“Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t’u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

PËR KUSHTETUTËN!

PËR SHQIPËRINË!

JO GRUSHTIT TË SHTETIT!

JO SHPOPULLIMIT!

TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!

Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:

LIRI DEMOKRACI!

E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA”, shkruan Meta ndërsa e cilëson këtë foto si foton e jetës.

“Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”