Një neurokirurg italian pretendon se ish-kampioni i Botës në Formula 1, Michael Schumacher, është transformuar dhe nuk njihet më ashtu si e kujtojnë të gjithë.

Shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1 nuk ka asnjë paraqitje publike pas aksidentit që pësoi duke bërë ski në vitin 2014, ku pësoi një dëmtim serioz në kokë dhe që prej asaj kohe ndodhet në gjendje kome.

Familja e tij e ka mbajtur të izoluar gjatë gjithë kohës, larg pranisë së mediave apo njerëzve të tjerë, përveç mjekëve që e mbajnë 24 orë nën kontroll.

Nicola Acciari, një neurokirurg që punon për një spital në Bolonjë tha në faqen e internetit të lajmeve italiane diariouno.com.ar se trupi i Schumacher është shndërruar nga dëmtimi dhe efektet e tij pasuese.

“Ne duhet të imagjinojmë një person shumë të ndryshëm nga ai që kujtojmë, me një strukturë organike, muskulore dhe skeletore shumë të ndryshuar dhe të përkeqësuar. Të gjitha si rezultat i traumës së trurit që ai pësoi”, zbuloi mjeku.