Moti i kthjellet dhe i ftohtë do të dominojë në të gjithë vendin gjatë orëve të paradites, ndërsa pasditja do te sjellë kalime vranësira të shpeshta nëpër territor më të dukshme në zonat veri-verilindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë ulen ne territor, më e ndjeshme në orët e mëngjesit kur pritet që minimumi të ulet deri në -10°C dhe maksimumi deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det do të krijohet dallgëzim 4 ballë.