Moti i keq ka goditur pjesën jugore të Greqis. Reshjet e dendura të shiut dhe breshëri kanë bërë që Kreta dhe pjesa jugore e Greqisë të bllokohen.

Rrugët janë mbuluar nga akulli dhe shumë dëme janë shkaktuar sipas raportimit të mediave të huaja.

Në Nea Alikarnasos të Kretës, shumë vetura janë mbuluar me ujë ku nga të reshurat e shiut ka arritur në 80 centimetra thellësi.

Nga pamje të publikuara në rrjete sociale shihet tornado në det.

Në rajonin Hanje ka pasur rrëshqitje dheu e banorët e Rodosit, Santorinit dhe Naksosit kanë mbetur pa energji elektrike për disa orë.

122386524_3373577782696467_312327428994489583_n

122121244_3373528142701431_8862639564809724475_n

122146006_3373673172686928_8988428778532568221_n

Tornado ne Greqi