Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e 7 të grevës së urisë, ndërsa sot është zhvilluar protesta në qendër të qytetit të Ballshit, ku kërkohën pagat e parapambetura.

Naftëtarët, të mbështetur edhe nga qytetarët e Ballshit dhe Fierit, kanë protestuar paqësisht dhe i kanë bërë thirrjeve organeve kompetente që të zgjidhin problemin , pasi nga uzina e Ballshit varet e ardhmja e fëmijëve të tyre.

Punonjësve të uzinës së Ballshit u është shprehur mbështetja edhe nga minatorët e Bulqizës dhe punonjësit e nënstacionit të Poçemit.

Kompania që ka në zotërim uzinën e Ballshit, ‘Tosk Energy’ dhe Bankers akuzojnë njëra tjetrën për mosrespektim të marrëveshjes, por e gjithë kjo vonesë bie mbi naftëtarët.

Edhe në takimin e zhvilluar me Taulant Ballën ata nuk morën përgjigje pozitive, pasi nuk iu garantuar marrja e pagave të prapambeturave.

Naftëtarët kanë deklaruar se greva do të vazhdojë deri në momëntin që problemi i tyre do të marrë zgjidhje, ndërsa thonë se kompanitë kanë tentuar t’i përçajnë, duke u ofruar pagat dhe kontrata të reja vetëm disa prej punonjësve.