Një asteroid i rrallë që supozohet se është i përbërë kryesisht prej metali është duke u hulumtuar dhe mendohet të kapë vlerën e rreth  10,000,000,000,000,000,000 dollarë.

Shumica e asteroideve janë të përbërë nga akull dhe shkëmb, por asteroidi 16 Psyche është i përbërë nga një sasi e madhe me hekuri dhe nikeli gjithashtu mendohet të përmbajë edhe ar.

Pamjet e para ultraviolet të 16 Psyche janë lëshuar nga The Planetary Science Journal, duke treguar se është një nga objektet më të mëdha në rripin asteroid të sistemit diellor.

Kështu, për të parë një vështrim edhe më nga afër, NASA po dërgon një anije kozmike te asteroidi pasi mund të japë një pasqyrë të bërthamave planetare.

Asteroidi Psyche thuhet se ndodhet afërsisht në 230 milionë milje (370 milion kilometra) nga Toka.