Rinisja e NBA-së nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Turneu i ndërprerë për shkak të koronavirus që prej marsit, do të nisë më 31 korrik në Orlando.

Por lajmet e orëve të fundit nga qyteti që ndodhet në Florida nuk janë aspak të mira. Në kontenë e Orange County, aty ku do të luhen ndeshjet e NBA-së, janë regjistruar 167 raste me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Në total, në këtë zonë janë konfirmuar gjatë kësaj jave 186 raste me koronavirus, ndërkohë që janë e kaluar ishin regjistruar vetëm 54 raste. Pra, kemi një shtim të rasteve.

Kjo ka krijuar jo pak panik te drejtuesit e NBA-së dhe skuadrat, që në mesin e korrikut do të shkojnë në Orlando për të vijuar fazën përgatitore. NBA la vendosur të kryejë teste çdo dy ditë, por frika sërish është e madhe.