Reperi amerikan Juice Wrld vdiq ditën e sotme (8dhjetor) si pasojë e një e një krize.

Ai u transportua në një spital në Chicago ku ndërroi jetë. Këtë lajm e bëri fillimisht të ditur media TMZ e më pas policia e konfirmoi atë.

Autoritetet tregojnë se shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta por si fillim kanë deklaruar për një krizë dhe më pas një arrest kardiak.

Ata kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Reperi, emri i vërtetë it ë cilit është Jared Anthony Higgins, njihet për këngën Lucid Dreams në 2018-ën.