Sekuestrohen 20 mijë paund të padeklaruara në Doganën e Rinasit. Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar, Autoritetet Doganore, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎për pasagjerët në hyrje/dalje të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Rinas, në bashkëpunim me strukturat e Policisë, më datë 15.09.2020, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, u konstatua dhe u ‎ndalua shtetasi B.M. i cili po transportonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej GBP 20.000.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve, të cilët kalojnë në PKK të RSH detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlerë, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, të cilat janë me vlerë më të madhe se 10.000 EURO.