Pas reagimit të kryeministrit naftëtarët janë shprehur se nuk tërhiqen nga greva pa u plotësuar njërin prej kushteve.

Dy prej grave e naftëtarëve të cilat shkuan për tu mjekuar pasditen e djeshme i janë rikthyer grevës së urisë.

Ato janë shprehur se janë në gjendje të rënduar shëndetësore, por nuk tërhiqen nga greva se kanë borxhe dhe kredi për të shlyer.

“Jemi në gjendje shëndetësore shumë të rënduar. Kemi borxhe dhe kredi në banka që ende nuk i kemi larë. Po na vijnë për të kërkuar këstet e kredisë. Nuk tërhiqemi do të vijmë grevën. Të vij këtu për bisedime, por pa lënë grevën. Kushdo që të vijë, rrugën e ka të hapur. Në nuk bëjmë presion thjesht kërkojmë pagat me gjyq. Të hidhen lekët dhe në ikim në shtëpi. Nuk kemi bukë në shtëpi. Nuk bëjmë ultimatume, jemi zonja që duam bukë për fëmijët.”

Më herët erdhi edhe një reagim nga Kryeministri i cili i fton ato të ulen për të biseduar po kjo ftesë është refuzuar nga gratë pasi pagat janë një kush i panegociueshëm.